Astrit Dervishi, ish-arbitër shkodran, sot një ndër vëzhguesit e FSHF, I ftuar në studion e Radio Shkodra me gazetar Gaspër Markun ka komentuar traditën e arbitrimit në familjen e tij, duke nisur nga I ati Qazimi, por duke u ndalur edhe në ngjarjet e ndodhura dy javë më parë në sfidën Kamza – Laçi që përfundoi në rezultatin 1-1, dhe ku u dhunua arbitri kryesor I ndeshjes.
Astrit Dervishi thotë se hapat që ka marrë qeveria dhe FSHF duhet të bëhen shpejt, ndoshta edhe pa e kapur këtë sezon, por për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.
Tradita e arbitrimit në Shkodër, familja Dervishi i ka dhënë arbitrimit shqiptar emra të shumtë, në tre breza, nga Qazim Dervishi për të vijuar me ju, djalin e nipat tuaj. Sa krenar jeni që i përkisni kësaj tradite?
Me thënë të drejtën kur isha i vogël krenohesha në një rreth të ngushtë, se ekzistonte lufta e klasave. Figura e babait retushohej nga fotografitë. Por kjo ka ekzistuar në gojën e popullit dhe unë i falenderoj tifozët shkodranë ndër vite. Kanë hedhur të gjithë jastëkët e tyre në fushë në bërjen e golave. Dhe në vitet e diktaturës na kanë ndenjur afër me fjalë të embla dhe të vërtetën që nuk fshihej dot.
Jemi në përvjetorin e 100 të klubit “Vllaznia”. Ishte një takim ceremonial të Migjeni, ku ishte presidenti i Republikës. Babai juaj kishte një pjesë të madhe për kontributin disa vjeçar. Ndërkohë publiku u njoh me historinë e Qazim Dervishit. Kush është Qazim Derivishi?
Lindi këtu në Shkodër, fëmijërinë e tij e kaloi në ato rrethina lojrat e para. Kur luanim me një top lecke, erdhi një burrë i vjetër dhe ia mori babës se nuk lejohej të luhej me top lecke për çështje fetare. Në moshën 14 vjeç vazhdon Fultz në Tiranë dhe shquhet në aktivitetin sportive, edhe kapiten edhe basketboll, luan edhe volejboll ka disa medalje në garat e atletikës.
Pasi mbaron shkollën teknike, luan fillimisht me ekipin e Tiranës dhe më pas transferohet në Shkodër me urdhër të ministrit në 1928. Në 1929 me ardhjen në Shkodër krijon ndeshjen e parë, vijezon fushën, Arbitron ndeshjen, krijon ekipet dhe kuptohet se këto gjëra nuk kanë qenë kollaj atëherë, gjithcka është bërë me dëshirë dhe pasion. Dhe më pas luhet ndeshja e parë e basketbollit në Shkodër.
Sot pallati i sportit në Shkodër mban emrin “Qazim Dervishi” për shkak të kontributeve që ka pasur…
Po, kjo është e vërtetë. Babai im është Mësues i Popullit; Melihaja, nëna ime ka qenë e shquar në kohën e Mbretërisë, që nga viti 1930 e këtej. Nëna ime është e vogla dhe dy motrat Hajrie dhe Arsanija kanë qenë mësuese. Janë tre motra dhe ndër to shquhet Hajria që ka qenë drejtuese shkollës. Ajo ka ditur me i ranë edhe një vegle muzikore që ka qenë avancë për kohën. Miqësia jonë me pjesën katolike ka qenë e pranishme. Kjo tregon se harmonia mes feve në qytet ka shumë vite që ekziston.
Britania, ka qenë një mundësi për ju…
Unë isha i pranishëm në një ndeshje në Skoci, mes 21 vjecareve të Skocisë dhe Estonisë. Ishte ideja të qëndroja. Por nacionalizmi me tepri që është zhvilluar në familjen time, për të kontribuar në këtë vend. Jo gjoithmonë kontributet shpërblehen, por falenderoj Zotin që kam familjen shumë të mirë dhe miqtë që na kanë respektuar vazhdimisht.
Keni një koment për situatën e arbitrimit në Shqipëri? Po për ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkodër? Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë?
Në futbollin shqiptar duhet të ndryshojnë shumë gjëra. Por duhet të ndryshojnë më parë në qeverisje. Gjithcka ndodh te Shqipëria jonë. Eshtë një zinxhir dhe duhet të funksionojnë të gjitha hallkat. Ajo hallkë që ishte policimi në stadium, u largua me pa të dretë, unë nuk jam partizan I mbushjes së stadiumeve me policë. Duhet të jenë me uniforma civile sepse krijojnë anë negative. Aty shkohet me pa sport.
Por meqënëse vendi ynë në këto vite duhej zhvilluar, ai ka kaluar spirale. Mekanizmat që duhet të ndihmonin futbollit duhet të ekzistonin perfekt. Shpresojmë se takimi me kryeministrin të vërë pikat mbi “i”. Në stadiumet tona ka shfaqje që nuk ndodhin në stadiumet evropiane. Shqipëria mbetet në vendet e fundit.
Tre vite burg për ata që ushtrojnë dhunë në stadiume…
Këto janë marrë prej futbollit anglez. Dhe besoj se ligji është elementi numër 1 që mund të disiplinojë një popull. Ashtu siç është rregullorja në cdo fushë të jetës. Ashtu edhe rregulli në sport. Nëse ne bejmë show, atëherë do të ketë dhe viktima. Ai arbiter është djalë nëne, ai arbitër ishte dje në një seminar në Shkodër pavarësisht traumës…Futbolli dhe FSHF punon.
Dhe në këtë punë duhet vlerësim dhe përkrahje. Sepse është pjesa që duhet të kënaq populatën. Nuk duhet të ketë dhunë në sport, dhe të mos ketë shitje ndeshje. Ndoshta është koha që të kontorllohen dhe personat që sponsorizojnë sportin.
Mendoni se afati i vendosur mund të plotësojë kushtet?
Jemi në periudhën më të vështirë të këtij kampionati. Ne kemi një kurbë në rritje të vështitrësisë, se lojës së ashpër, të kërkesës për vendet që të cojnë në Evropë, apo mosrënien nga kategoria. Dhe mendoni që këto ndodhin në superior, në kategoritë e tjera security është inegzistent. Nuk kam shpresë për këtë kampionat por shpresoj që të realizohet për sezonin e ardhshëm.
Ndeshjet e Superiores së fundjavës do arrihet prezenca e policisë?
Një perfaqësues i UEFA-s që erdhi në Durrës dhe kur pa aty 100 policë në stadium, i tha përfaqësuesit të FSHF: nxirri jashtë, këtu kemi ardhur për futboll dhe jo të policisë. Pra kjo na nxit që të mos jenë të dukshëm policia. Ajo që propozoi kryeministri që të ketë kamera në stadium kjo duhet. Sepse do identifikohen njerëzit dhe dënohen. Kjo duhet ndjekur. /Newsport.al/