Fillon referoma e Zinedin Zidan te Real Madrid dhe gjithçka nisën nga përforcimi prapavijës. Skuadra madrilene ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin brazilian Militao, i cili ka spikati në këtë sezon me Porton dhe ndiqej me interes nga klube të ndryshme në Europë.

Reali ka nxituar që të paguajë klauzolën e largimit të futbollistit, 50 milionë euro, që të siguronte firmën e tij, për të mposhtur konkurrencën. Klubi zyrtarizoi gjithçka, duke bërë të ditur se Militao do t’i bashkohej ekipit në korrik, për të vazhduar pjesë e tij deri në vitin 2025.

“Real Madrid dhe FC Porto kanë akorduar për transferimin e lojtarit Eder Militao i cili do të jetë i lidhur me klubin për 6 sezonet e ardhshme, deri në vitin 2025”, shkruhej në komunikatën e Realit.

Porto ka përfituar ndjeshëm nga ky transferim, pasi firmosi me Militao vetëm në verën e kaluar, duke i paguar një shifër të ulët Sao Paolos, vetëm kuotën e FIFA-s për rritjen e lojtarit.

Klauzola e largimit prej 50 milionë eurosh, skadonte më 15 qershor, duke u rritur më pas në 75 milionë euro ndaj Reali ka vendosur, nën udhëzimin e Zidan, që të firmoste menjëherë me lojtarin. /vipsport/