Pas tre ditesh ne vendin tone do te zhvillohen zgjedhjet per parlamentin e ardhshem dhe ne kete proces jane perfshire edhe disa figura te sportit. Siç e kemi bere te ditur, pjese e listes se kandidateve per keto zgjedhje eshte edhe nje nga drejtueset e larta te ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise, menaxherja e pergjithshme Matilda Matija.
Se fundi, ne mbeshtetje te saj ka dale edhe nje emer shume i njohur i futbollit te femrave, ish- kapitenia e kombetares shqiptare dhe njekohesisht ish- futbollistja e Vllaznise Albina Rrahmani. Ajo ka pasaporten shqiptare dhe madje edhe pasaportizimin e ka ne Shkoder, çka do te thote se do te jete edhe votuese ne zgjedhjet e se dieles. Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ajo jep mbeshtetjen e saj per Matilda Matijen teksa shkruan:
“Sa shumë gëzim ndjej kur shoh një shoqe si ti, Matilda, duke ecur përpara me dinjitet, përkushtim dhe pasion. E di që çdo hap i yti mbështetet në punë të ndershme dhe vlera të forta.
Të njoh prej kohësh dhe e kam parë nga afër përkushtimin tënd, si në jetë ashtu edhe në sport. Si ish-lojtare e Vllaznisë për rreth 10 vite, e di mirë sa shumë ke dhënë për klubin, për vajzat dhe për zhvillimin e futbollit, duke e çuar Vllazninë në majat që meriton.
Ti je një shembull për të rinjtë, për vajzat, për të gjithë ata që besojnë te mundësitë në vendin tonë. Je rritur me sportin, por ke bërë që edhe sporti të rritet me ty.
Jam krenare për ty dhe të uroj nga zemra që rruga jote të vazhdojë të jetë po aq e bukur dhe e suksesshme sa përpjekjet që ti ke bërë deri sot. Kisha dashur që secili nga ne të të njohë e të të shohë ashtu si unë – dhe të të mbështesë me po të njëjtin besim e krenari. Me ty përpara, gjithçka duket më e mundur.
Me gjithë zemër – suksese Matilda Matija! Ti e meriton çdo hap përpara.