Ish-futbollisti i Vllaznisë, Darko Bulatoviç në sezonin e ri është pjesë e futbollit islandez. Malazezi tashmë i është bashkuar ekipit të KA Akureyri në elitën e futbollit në Islandë. Menjëherë 34-vjeçari është shndërruar në protagonist me skuadrën e re. Ku tashmë numëron 2 takime zyrtare pas transferimit të realizuar pak ditë më parë.

Bulatoviç ishte një nga më të mirë në fushë në ndeshjen e fundit kundër Valur. Skuadër e cila ishte edhe kundërshtare e Vllaznisë në Conference League. Duke arritur ti eleminonte shkodranët pas barazimit 2-2 në Islandë dhe fitores 0-4 në Shkodër. Për tu kthyer tek Bulatovic, ai zhvilloi një performancë të shkëlqyer në ndeshjen e javës së 17-të kundër Valur.

Skuadra e mëngjërashit arriti të fitonte në shifrat 1-0 ndaj kuqebluve. Duke siguruar kështu një 3 pikësh plot vlera. Bulatoviç për performancën e tij u vlerësua me notën 7.6, njësoj si autori i golit, Kjartansson i cili u shpall edhe njeriu i ndeshjes. Me këtë 90 minutësh të zhvilluar, Bulatoviç është shpallur edhe në formacionin e javës në Islandë.

Darko Bulatoviç është aktivizuar në dy sezone, 2021-22 dhe 2022-23 me fanellën e Vllaznisë. Me shkodranët ai ka arritur të fitojë edhe kupën e Shqipërisë dhe në vitet e fundit është një nga të huajt që kanë pasur sukses duke përfaqësuar ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.
Endri ÇINARI