Që prej krijimit të skuadrës lezhjane (në fillim Bardhyli e më pas Besëlidhja), një bazë e rëndësishme e saj kanë qenë edhe futbollistët dhe madje edhe trajnerët shkodranë. Numri i tyre është jashtëzakonisht i shumtë dhe kjo tregon se futbolli lezhjan në njëfarë mënyre ka qenë dhe është “i varur” prej atij shkodran dhe kjo është logjike duke ditur rëndësinë e këtij të fundit.
Por nga ana tjetër, nuk janë të paktë edhe futbollistët lezhjanë që kanë kontribuar në vite për Vllazninë. Në një vëzhgim të “Shkodra Sport” konstatojmë se janë plot 17 futbollistë nga qyteti fqinj të cilët kanë veshur fanellën e Vllaznisë.
Ky është numri i lojtarëve që ka luajtur në ndeshjet e kampionatit pasi ka patur edhe një numër tjetër të konsiderueshëm lojtarësh që janë stërvitur me Akademinë, madje edhe me ekipin e parë por pa arritur dot të vijojnë më tej.
“Rekordmeni” i aktivizimeve dhe i kohëzgjatjes më të madhe në Shkodër nga lezhjanët është padyshim Dritan Smajli. Ai ka luajtur për plot pesë sezone me Vllazninë.
Pas tij vjen mbrojtësi aktual i kuqebluve Renato Malota që është në Shkodër prej dy vitesh e gjysëm. Në këtë listë prej 17 lojtarësh që nis nga Nikolin Lorenci e përfundon tek Silvio Zogaj, nuk përfshihet trajneri Vasil Bici që ka drejtuar edhe ai Vllazninë gjatë karrierës së tij. Më poshtë keni listën e lojtarëve lezhjanë që kanë luajtur me ekipin shkodran:
© shkodrasport.com