FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 2-të e Superiores nis me dy sfida interesante në Elbasan...

Java e 2-të e Superiores nis me dy sfida interesante në Elbasan dhe Rrogozhinë

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Ditën e sotme janë programuar dy përballje në kuadër të javës së dytë të Abisnet Superiore me të dyja takimet që do të luhen në orën 18:30. Në “Elbasan Arena” Elbasani do të pres Vllazninë ndërsa në “Arena Egnatia” Partizani do të përballet me Laçin.

Në Elbasan pritet një përballje e fortë mes dy skuadrave që në letër konsiderohen pretendente për objektiva madhorë këtë sezon.Elbasani i Ivan Gvozdenoviç do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren e parë në kampionat ndërsa përballë do të ketë një Vllazni që gjithashtu vjen pas një barazimi në javën hapëse.

Fakti që të dyja skuadrat e nisën sezonin me nga një pikë e bën edhe më interesante këtë përballje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të ndryshojnë ritmin dhe të marin tre pikët e para të sezonit në një takim ku pritet të ketë rivalitet të fortë dhe shumë luftë në çdo repart.

E njëjta situatë paraqitet edhe në sfidën tjetër të mbrëmjes Partizani-Laçi. Të kuqtë e nisën kampionatin me një barazim pa gola ndaj Teutës dhe tashmë synojnë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu. Përballë do të jetë Laçi një kundërshtar që pritet ja vështirësojë jo pak detyrën skuadrës kryeqytetase.

Bratu do të ketë mundësinë që ndaj kurbinasve të regjistrojë suksesin e parë në stolin e Partizanit ndërsa të kuqtë do të kërkojnë të tregojnë një tjetër fytyrë pas barazimit të javës së parë. Dy ndeshje katër skuadra dhe i njëjti objektiv: Fitorja e parë në Abisnet Superiore për sezonin e ri.

Ora 18:30 rezervon dy duele që pritet të sjellin emocione dhe të japin sinjale të para për formën dhe ambiciet e ekipeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments