Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesliga-s me një fitore bindëse të marrë në shtëpi kundër Stuttgart-it.
Ka qenë gjithçka e lehtë për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilën kanë siguruar tri pikët e para të kampionatit pas një fitoreje bindëse 5-1.
Upamencano ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 21-të të pjesës së parë, ndërsa festivali i golave ka ardhur në 45 minutat e dyta. Miqtë kanë barazuar përkohësisht me Vagnoman në të 542-ën, me Olise që ka kthyer në avantazh bavarezët në të 55-ën.
Vagnoman ka qenë përsëri protagonist në minutën e 57-të, për shkak të një autogoli që çoi shifrat 3-1 në favor të Bayern-it.
Pavlovic më të 82-ën dhe Diaz në të 92-ën kanë fiksuar shifrat në 5-1.


