FAQJA E PARE PA KATEGORIVIDEO/ Elseid Hysaj: Nuk është momenti i duhur të rikthehem e të...

VIDEO/ Elseid Hysaj: Nuk është momenti i duhur të rikthehem e të luaj në Shqipëri

Shqipëria do të përballet me Finlandën, në ndeshjen e vlefshme të raundit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga stadiumi i Helsinkit, në konferencën për shtyp ka folur mbrojtësi Elseid Hysaj.

A po ndan pak nga përvoja jote me të rinjtë?

Të them të drejtën, kam ndarë pak përvojë. Zakonisht ka ndryshuar puna e gjeneracionit. Janë pak më të brishtë se në kohën kur kemi qenë ne të rinj, por janë me kualitet dhe s’kam nevojë shumë t’i ndihmoj.

Objektivi?

Kemi një skuadër shumë të fortë. Si Finlanda dhe Bjellorusinë kanë të njëjtin nivel si ne. Ishte objektiv i yni që në fillim. Ne jemi në skuadër në evolucion, duhe të kërkojmë më shumë. Kemi dhe trajneri e ri që po na ndihmon dhe po na jep një dorë për të bërë një lojë më të bukur dhe sulmuese. 

Sa e ndritur e Kombëtares?

Besoj që janë duke dalë shumë lojtar. Është një fije që po na mungon në mbrojtje, pasi po dihet që nuk po dalin shumë mbrojtësa. Qefalia, Sina, Hasa, janë lojtarë të mirë dhe me të ardhme përpara. Shqipëria do jetë e mbrojtur edhe për të ardhmen. 

Me klubin?

Kombëtarja më ndihmoi. Duhet të tregoja se jam në formë sepse u bën muaj që nuk po luaja. Besoj do hapet diçka e re. Po bisedoj me disa skuadra, por nuk ka asgjë zyrtare. Jam i përqëndruar për këtë ndeshje.

Në kampionatin shqiptar?

Me gjithë respektin që kam për kampionatin shqiptar sepse i kam ndjekur shpesh herë. Hera e parë që isha në Shqipëri dhe po stërvitesha me Vllazninë. Ishte si detyrë për t’i ndjekur duke luajtur. Është një kampionat i mirë por s’është momenti të rikthehem në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments