Nga Maringlen ZHIVANI

Ballkani ka arritur të sigurojë shërbimet e ish-futbollistit të Vllaznisë, Ardit Deliu. Eksperienca e rradhës për të pritet që të jetë në Superligën e Kosovës.

Mesfushori 27-vjeçar do të bashkohet me ekipin e Ballkanit, teksa tashmë gjithçka është e kryer. Deliu ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Suhareka dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim.

Në fakt, te Ballkani ka qenë vetë trajneri Orges Shehi, i cili ka kërkuar ta ketë në organikë Deliun dhe kjo dëshirë tashmë i është plotësuar.

Tashmë, për Ardit Deliun, pas largimit nga Vllaznia, nis një aventurë e re, por tashmë në Kosovë tek Ballkani.