Ish- mesfushori i Vllaznise Lorik Boshnjaku ndryshon serish skuader. Sezonin e kaluar ai ishte pjese e Suharekes dhe madje nje nga lojtaret me te paguar te saj, por as ai dhe as te tjeret nuk arriten ta mbajne kete skuader ne Superlige sepse ne fund te kampionatit ra nje kategori me poshte.
Por Boshnjaku nuk ka dashur te vazhdoje me me kete skuader dhe si rrjedhoje diten e sotme eshte zyrtarizuar tek nje tjeter, po e kampionatit kosovar. Behet fjale per ekipin e Gjilanit me te cilin ka firmosur deri ne vitin 2027.
Drejtuesit e klubit gjilanas besojne tek aftesite e ketij lojtari dhe prandaj kane insistuar per ta mbajtur. Kujtojme qe Loriku luajti dy sezone me Vllaznine duke qene vazhdimisht titullar ne formacionin kuqeblu.(www.shkodrasport.com)