Qatip Osmani është zyrtarizuar te Malisheva. Siç dhe pritej, ish-trajneri i Vllaznisë është emëruar në stolin e klubit të Superligës së Kosovës.
Malisheva vijon përgatitjet në kuadër të kampionatit. Nga Europa ka mbetur shija e hidhur e turpërimit në Europë nga Vikingur, pikërisht me rezultatin e përgjithshëm 9 me 0.
Njoftimi i FC Malisheva:
“Qatip Osmani është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva! Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë.
Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses.
Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja. Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!”