Nga Maringlen ZHIVANI
Sulmuesi shkodran Amin Tahiri ishte pjesë e Tiranës në gjysmën e dytë të sezonit të fundit. 20-vjeçari ishte huazuar nga Feralpisalo në Itali. Tahiri u largua nga Tirana dhe megjithatë e ka mbyllur edhe me Feralpisalon.
Kështu, aktualisht është pa skuadër. 20-vjeçari ka luajtur dy ndeshje me Kombëtaren U-21 në nëntorin e kaluar. Te Tirana luajti vetëm gjashtë minuta në një sfidë të fituar përballë Laçit me rezultatin 4-1.
Ndërkohë, në takimet e tjera, sulmuesi shkodran qëndroi në stol ose tribunë. Edhe në Itali Tahiri ka qenë disi i pafat dhe mbase në këtë mes ka ndikuar edhe mungesa e një menaxheri të zotë për ta sistemuar në një ekip ku ai të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij më të mira.