Superiorja mbylli javën e 13-të të saj dhe tashmë do të jetë pushim për ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve. Emocionet e elitës së futbollit shqiptar pritet të rikthehen, më 23 nëntor.
Ora dhe dita e saktë për secilën nga pesë sfidat që do luhen, mbetet për t’u vendosur. Spikat sfida mes Elbasanit dhe Tiranës, ndërsa nuk mungojnë përballje të tjera interesante.
Vllaznia do te prese ekipin e Teutes ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe do te kerkoje ta munde serish ashtu siç e mundi edhe ne fazen e pare ne Durres sepse vetem keshtu mund te ruaje ritmin dhe te synoje per te kapur kreun e renditjes.
Sfidat e javës së 14-të në Superiore:
Vllaznia – Teuta
Skënderbeu – Dinamo
Partizani – Laçi
Elbasani – Tirana
Bylis – Egnatia