Flamurtari e ka gjetur trajnerin për sezonin e ri në Superiore.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për spanjollin Karlos Garsia.

Ai ka lindur në Barcelonë dhe ka luajtur në Spanjë me ekipe si Espanjoli, Real Betis. Ndërsa jashtë vendit ka luajtur për Makabi Tel Aviv dhe Alanyaspor.

41-vjeçari ka pasur vetëm një eksperiencë si trajner i parë, në 2022-in në krye të B TLV Bat Yam.