Jamal Musiala është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Edhe pse ai ka luajtur prej kohësh një rol të rëndësishëm në Bayern Munich , vetëm së fundmi ai është bërë një nga lojtarët kryesorë të klubit. Fakti që kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2026 nuk i lehtëson gjërat për drejtuesit e Bayern Munichut.
Dhe ka mjaft klube të mëdha në Evropë që dëshirojnë të nënshkruajnë me talentin e ri. Prandaj, detyra më e rëndësishme për drejtuesit e Bayernit është vazhdimi i kontratës me Musialën dhe duket se ky proces tashmë ka filluar. Problemi me kontratën e re të Musialës është se ai me të drejtë kërkon një pagë në nivelin e lojtarëve kryesorë të klubit, pra 20 milionë euro e lart.
Drejtuesit e klubit duket se janë dakord që ai duhet të fitojë një rrogë të tillë, por kjo do të sforcojë ndjeshëm buxhetin dhe është ende e pamundur të lëshohet buxheti.
Sipas Bild, megjithatë, takimi i parë mes Max Eberl , Christoph Freund dhe Jamal Musiala thuhet se ka ndodhur. Takimi ishte top sekret dhe u zhvillua në një sallë konferencash restoranti. Gjithnjë sipas mediumit gjerman Bild, megjithatë, komponenti financiar i kontratës së re nuk është diskutuar në takimin e parë.
Së pari dhe më kryesorja ishte për rolin e lojtarit në klub, ambiciet e tij dhe kërkesat e klubit ndaj lojtarit. Rezultati i diskutimeve fillestare nuk dihet, por nuk ka gjasa që ndonjë gjë të shkojë keq në këtë fushë. /Telegrafi/