Superiorja do të kthehet në fushën e blertë, pikërisht për javën e tetë të saj. Sfida hapëse luhet sot në orën 19:00 mes Dinamos dhe Laçit.

Një takim ky që do marrë jetë në stadiumin “Elbasan Arena”. Pikërisht në Elbasan, Dinamo po pret ndeshjet e këtij sezoni.

Dinamovitët janë në pozita komode, pasi bënë mjaft mirë në shtator. Me një fitore do të ishin provizorisht në vendin e parë.

Në anën tjetër Laçi mbyll renditjen me vetëm 3 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjesh. Kjo sfidë padyshim premton spektakël.