Dy jave me pare te Vllaznia erdhi “rrokada” e pare ne formacion. Duke shfrytezuar faktin qe Kevin Dodaj mungonte me karton te kuq, stafi teknik i kuqebluve vendosi te aktivizonte ne vendin e tij Antonio Delajn dhe ai i kenaqi te gjithe me paraqitjen e bere ne ndeshjen e pare ndaj Egnatias.
Aq sa trajneri Brdariç i besoi vendin e titullarit edhe ne sfiden pasardhese ndaj Teutes dhe me shume mundesi do te jete po keshtu edhe te dielen ne sfiden ndaj Bylisit ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Por tek kuqeblute mund te kete edhe nje tjeter rrokade. Ne sfiden e fundit ne Durres, Marko Juriç gaboi ne momentin e golit te Teutes dhe pak minuta me vone, kroati i la vendin ne fushe Melos Bajramit. Ndoshta jo per kete gabim, por sepse nuk ishte nje dite e mire e kroatit.
Megjithate kjo gje mund te krijoje idene e nje aktivizimi si titullar edhe ndaj ballshioteve te Bajramit dhe mbase ai e meriton kete gje. Pasi i ka lene pas problemet qe ka patur me demtimet, 23 vjeçari kerkon nje vend titullari dhe Brdariç mund t’ia jape shansin te tregoje veten. Per me teper qe Vllaznia ne keto ndeshjet e ketij sezoni ka shfaqur probleme ne qender te mbrojtjes.
A do te kete levizje ne formacion? Shembulli i Delajt mund te jete nje nxitje edhe per lojtaret e tjere per te bere mire dhe per te shfrytezuar momentin qe do t’u jepet dhe ndoshta tashme ka ardhur edhe per Bajramin./www.shkodrasport.com/