Vllaznia e sezonit te ri do te jete krejt ndryshe nga kjo e sezonit qe u mbyll mbreme. Largimi i drejtorit teknik Osmani dhe i trajnerit Brdariç do te shoqerohet me ardhjen e emrave te rinj ne keto poste dhe padyshim qe ato do te kene shijet dhe preferencat e veta.
Por nga ana tjeter, dy emrat e larguar diten e sotme pritet te mos jene te vetmit tek skuadra shkodrane. Tashme rradha pritet te jete edhe e disa lojtareve. Pikerisht e atyre qe nuk kane bindur aq sa duhet me paraqitjet e tyre ne fushen e lojes.
Ka lojtare te cileve u perfundon kontrata dhe nuk do negociohet per rinovimin e tyre. I pari qe do te marre rrugen e largimit do te jete mbrojtesi kroat Marko Juriç, por me shume mundesi edhe Milos Stojanoviç. E njejta situate pritet te jete edhe me mesfushorin Amir Kahrimanoviç qe nuk dha ate se çfare pritej prej tij.
Por keto tre futbolliste nuk do te jene te vetmit qe do te largohen dhe gjasat jane qe atyre t’u bashkohen edhe 4-5 lojtare te tjere. Kjo do te thote se Vllaznia e sezonit te ri do te kete nje forme dhe perberje krejt tjeter.(www.shkodrasport.com)