Futbollistët e Fenerbahçes mposhtën me rezultat 2:0 skuadrën Antalyaspor si mysafir në xhiron e 7-të të Superligës së Turqisë dhe sërish në qendër të vëmendjes ishte trajneri portugez, Jose Mourinho. Pikërisht, Special One ka marrë kartonin e verdhë më të çmendur në karrierën e tij, e gjitha kjo për shkak të Edin Dzekos.
Në minutën e 77-të, Dzeko tundi rrjetën e Kenan Piriqit, por goli u anulua për shkak të një pozite jashtë loje, gjë që zemëroi Jose Mourinhon. Portugezi më pas mori laptopin e tij dhe e vendosi para kamerës, duke minimal, gjë që zemëroi Mourinhon, i cili më pas mori laptopin dhe e vendosi para kamerës televizive.Portugezi mori një karton të verdhë pas kësaj dhe i pyetur për lëvizjen e tij, ai tha pas ndeshjes:
“Ai gol nuk ishte pozitë jashtë loje. Duke parë mbrojtësin e majtë, Dzeko nuk ishte jashtë loje. Ky pozicion ishte i pastër”, tha Mourinho, i cili në përgjithësi tha se ishte i kënaqur me fitoren.
Kështu Fener mori pikët e rëndësishme që e afruan Galatasarayn në tre pikë, pasi Galata barazoi 3:3 dje ndaj Kasimpasas. Në ndeshjen e ardhshme Fenerbahçe luan sërish në udhëtim, ku përballet me Samsunsporin e Arbnor Mujës. /Telegrafi/