Vllaznia dhe Partizani u ndeshen me njeri- tjetren te merkuren qe shkoi ne kuadrin e çerekfinale te Kupes se Shqiperise dhe do te ndeshen edhe dy here te tjera brenda 10 ditesh. Fundjave qe vjen ne Shkoder per kampionat dhe me pas ne Tirane per sfiden e kthimit te kupes.

Perballjet ne mes ketyre dy skuadrave kane dhuruar gjithmone emocione dhe ne rradhet e tyre kane luajtur emra shume te medhenj qe kane bere jo vetem historine e tyre por edhe te te gjithe futbollit shqiptar.

Me ane te kesaj fotoje qe kemi nxjerre nga arkivi i gazetes “Shkodra Sport”, po permendim dy prej tyre Hysen Dedjen dhe Skender Gegen. Ne ndeshjen ne fjale te luajtur ne stadiumin “Vojo Kushi”, ata kane mbajtur shiritat e kapiteneve per skuadrat e tyre.

Dy mbrojtes qe jane shquar per klasin dhe talentin e tyre dhe si rrjedhoje kane qene pika te forta per Vllaznine dhe Partizanin, ne ato vite kur niveli i futbollit dhe i kampionatit ka qene shume i larte.

Konkurrenca ne kampionat ka qene e madhe dhe ne gare per titullin kampion nuk kane qene vetem keto dy ekipe, por edhe 17 Nentori, Flamurtari, Dinamo e ndonje tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/