Vllaznia arriti të finte sfidën e parë çerekfinale ndaj Partizanit, ku padiskutim një nga protagonistët e fitores 3-1 ishte Kaina. Sulmuesi brazilian ia doli të shnëonte dopietë, me Mirel Josën që kishte ulur në stol Bekim Balajt për t’i dhuruar një fanelë titullari.
Partaqitja e Kainas ndaj demave gëzon stafin e shkodranëve, por nga ana tjetër sulmuesi i kombëtares humbet vendin e titullarit. Tashmë Josa është me “dhimbje koke”, pasi kjo ska të bëjë me ndonjë mungesë, por kujt t’i besojë nga minuta e parë.
Balaj akoma nuk ka gjetur golin e parë me fanelën e kuqebluve dhe në këto kushte trajneri Josa pritet të rreshtojë përsëri Kainan në majën e sulmit në sfidën delikate me Teutën që do të luhet ditën e hënë.
Kjo përballje zhvillohet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:00 dhe është e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore./newsport/