Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës së kaluar ka rinisur stërvitjen në grup. Trajneri Nikolin Leka është i mendimit se gjatë kësaj periudhe, futbollistet e këtij ekipi do të bëjnë më të mirën për të kapur formën e duhur, ndonëse periudha e fundit që ato kaluan, ka qenë shumë e vështirë për ta.

“Qe prej javes se kaluar ne kemi zbritur ne fushen e stervitjes dhe po mundohemi te kapim ritmin. Kuptohet qe periudha e nderprerjes se stervitjes, ka lene pasojat e veta dhe ndonese vajzat jane munduar te zhvillojne stervitje individuale, serish nuk mund te behet me e mira.

Gjate kesaj periudhe, po mundohemi te rrisim parametrat fizike te ekipit dhe mendoj se me rinisjen e ndeshjeve, do te jemi aty ku duhet per ta çuar deri ne fund kampionatin”- ka thene trajneri Leka.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka një datë të përcaktuar për rinisjen e kampionatit, trajneri Leka përgjigjet: “Jemi lajmeruar nga Federata se kampionati pritet te rifilloje me 6 qershor megjithate ende nuk eshte zyrtare kjo date. Kjo ngaqe pritet vendimi i Qeverise qe per çudi ende nuk ka dale”.

Vllaznia e femrave është e shkëputur pesë pikë nga skuadra e vendit të dytë, Apolonia dhe duket e sigurtë në rrugëtimin e saj drejt titullit të shtatë kampion rradhazi.
www.shkodrasport.com