Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia përgatitet për turin e parë, afati i fundit i federimeve më...

Vllaznia përgatitet për turin e parë, afati i fundit i federimeve më 3 korrik

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia, së bashku me klubet e tjera shqiptare në garat europiane, duhet të finalizojë listën e lojtarëve për turin e parë kualifikues brenda afatit të përcaktuar nga UEFA. Sipas kalendarit zyrtar të kompeticioneve, klubet kanë të drejtë të regjistrojnë futbollistët deri më 3 korrik, ora 23:59, që për Shqipërinë përkon me kalimin në mesnatën e 3 drejt 4 korrikut.

Pas këtij afati, çdo ndryshim në listë nuk lejohet për ndeshjet e turit të parë, përveç rasteve të veçanta të parashikuara nga rregullorja e UEFA-s.

Kjo e bën 3 korrikun momentin vendimtar për stafin teknik të Vllaznisë dhe trajnerin Edi Martini, i cili duhet të mbyllë përfundimisht përbërjen e skuadrës që do të marrë pjesë në ndeshjen e parë europiane.

Nga ana organizative, ndeshjet e turit të parë kualifikues luhen më 7–8-9 korrik dhe 14–15-16 korrik, duke hapur zyrtarisht sezonin europian për klubet pjesëmarrëse.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments