Saturday, April 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave me vendin e parë të siguruar, barazon 1-1 ndaj...

Vllaznia e femrave me vendin e parë të siguruar, barazon 1-1 ndaj Apolonisë në ndeshjen e rradhës

Vllaznia në futboll për femra është ndalur në një barazim në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndajApolonisë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fund të 90 minutave të kësaj përballje, janë fiksuar shifrat e barabarta 1-1.

Kanë qenë fieraket ata të cilat kanë kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me anë të futbollistes Tenutti dhe shkodranet e munduan të reagojnë, por janë të paqarta para portës kundërshtare duke humbur disa mundësi shënimi.

Goli i barazimit do të shënohej vetëm në minutën e 80-të me anë të futbollistes Montengro dhe këtu do të mbyllet gjithçka teksa të dy ekipet ndajnë nga një pikë në këtë përballje të vlefshme për ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit.

Vllaznia vijon të kryesojë renditjen e vetme me 40 pikë, ndërsa Apolonia e vendit të dytë ka 32 pikë. Një diferencë e madhe pikësh, që ndoshta i ka ulur motivimin lojtareve shkodrane të cilat e kanë siguruar vendin e parë në renditjes, ndërkohë që pikët nuk vlejnë sepse do të zerohen para “Final 4”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments