Kategoria e Parë ditën e sotme do të zhvillojë ndeshjet e javës së 18-të të saj, teksa 14 skuadra do të zbresin në fushën e lojës për të luftuar për 3 pikët.

Skuadrat e kreut si Flamurtari, Skënderbeu dhe Dinamo luftojnë në distancë, teksa edhe për zonën “play-off” dhe mbijetesë zhvillohen takime interesante.

Për këto takime janë zbuluar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi. Nder te tjera, ne ndeshjet e sotme do te kete vend edhe per nje treshe te kolegjiumit te Shkodres. Asaj i eshte besuar drejtimi i ndeshjes qe do te luhet ne Luz ne mes skuadres vendase dhe asaj te Turbines.

Keshtu, arbiter kryesor ne kete ndeshje do te jete Ditmir Grimci, ndersa asistente te tij jane caktuar Jetmir Pogdorica dhe Sajmir Hysjeni.