Pavaresisht perpjekjeve, Beselidhja vazhdon te zhytet gjithnje e me shume dhe e sheh veten shume prane renies nga kategoria. Lezhjanet u mendua se do te benin diçka me shume sot ne perballjen e luajtur ne fushen e tyre ndaj Dinamos, por nuk ka ndodhur keshtu.
Kjo e fundit, tashme nen drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti, ia ka dale te fitoje me rezultatin e thelle 4-0. Gjithçka ka nisur mire per te teksa ka kaluar ne avantazh ne minuten e 5-te me ane te futbollistit te saj Ivan.
Ne minuten e 25-te braziliani De Jesus Oliveira eshte ndeshkuar me karton te kuq dhe ketu eshte mbyllur gjithçka per Beselidhjen. Pak minuta para fundit te pjeses se pare, Denisson do te shenonte edhe golin e dyte per miqte dhe ne kete menyre kjo pjese do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favor te Dinamos.
Ne pjesen e dyte nuk ka shume histori. Blute do te shenonin edhe dy gola te tjere, serish me Denisson si dhe me Eni Imamin dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te mbyllej me fitoren e thelle te tyre 4-0.
Pas javes se 18-te, Dinamo eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve, po aq sa edhe Skenderbeu duke ndare ne menyre vendet 2-3 me njeri- tjetrin, nderkohe qe kryeson renditjen Flamurtari me 35 pike.
Nga ana tjeter, pozitat e Beselidhjes rendohen edhe me shume. Ajo mbetet ne kuoten e 15 pikeve dhe mban serish vendin e fundit ne renditje, nderkohe qe tre ndjekesit e saj me te afert, Turbina, Oriku dhe Lushnja kane nga 18 pike secila./SHKODRA-SPORT.COM/