Edon Zhegrova kthehet përsëri në fokusin e skuadrave italiane. Këtë radhë jo më për Napolin, që ka hequr dorë nga afrimi i anësorit të sulmit të Kosovës, por për Juventusin.
Sipas Fabricio Romanos, klubi bardhezi ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit si dhe me klubin e Lilës, për të diskutuar mundësinë që ai të jetë një opsion për merkaton në javët e fundit të grushtit.
Megjithatë, bëhet e qartë se Olimpik Marseja është më e avantazhuar por lojtarin, pasi Roberto de Zerbi e sheh si përforcimin e duhur sulmuesin i cili është aktualisht nën kontratë me Lilën.
Bëhet e ditur se marsejezët kanë bërë një ofertë konkrete dhe po diskutojnë intensivisht për të bërë të mundur sa më parë transferimin.