Manchester United raportohet se pati në duar mundësinë e shkëmbimit të Antony për mesfushorin e Juventusit, Douglas Luiz. 

‘Djajtë e Kuq’ po diskutojnë se çfarë do të bëjnë me Antonyn pasi e dërguan atë në huazim tek Real Betisi gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Reprezentuesi brazilian e gjeti sërish shkëlqimin e tij në Spanjë, pasi i kishte humbur dashuria për futbollin në ‘Old Trafford’. 

Ai ka tërhequr interesimin e disa klubeve përgjatë Evropës, duke përfshirë skuadra nga Spanja, Italia dhe Gjermania. 

Juventusi është në mesin e skuadrave të cilat e kanë futur Antonyn në radarin e tyre. 

Sipas një raportimi nga GiveMeSport, gjiganti italian dëshiroi të futej në bisedime me Unitedin kur ish-drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ishte ende i punësuar. 

Ai propozoi që Antony do të ndërronte vendet me bashkëkombasin e tij Luiz. Disa opsione të ndryshme ishin në konsideratë, duke përfshirë një marrëveshje të dyfishtë huazimi, të cilat do të bëheshin të pëehershme në 2026. 

Diskutimet, sidoqoftë, ngecën pasi Giuntoli u largua nga ky post dhe ‘Zonja e Vjetër’ tani duhet të vendos nëse ende duan të avancojnë me këtë ide apo jo./Telegrafi/