Superiorja tashmë i ka lënë “skenën” Kupës së Shqipërisë. Ekipet nuk do të kenë shumë kohë për të pushuar, pasi në mesjavë do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e çerekfinales.
Kështu duele mjaft interesante janë programuar për t’u zhvilluar më 5 shkurt. Të mërkurën do të sfidohen mes tyre Bylis – Egnatia, Laçi – Partizani, duele që startojë në orën 13:30.
Interesante do të jetë përballja Dinamo – Skënderbeu dhe Elbasani – Vllaznia, sfida që do të startojnë në orën 17:00. Kujtojmë se në këtë fazë skuadrat do të luajnë me sistemin vajtje – ardhje dhe sfidat e kthimit janë parashikuar të zhvillohet më 26 shkurt.
NDESHJET:
Bylis – Egnatia/ 13:30
Laçi – Partizani/ 13:30
AF Elbasani – Vllaznia/ 17:00
Dinamo City – Skënderbeu/ 17:00