Edhe pse është në statusin e një skuadreje që debuton në kampionatin e kategrisë së parë, me afrimet e bëra në merkaton e verës, skuadra liqenore do të jetë në listën e atyre që do të jenë pretendente për të arritur Superligën.

Në javën e parë, skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj do të presë Kastriotin e Krujës. Ndeshja me krutanët po pritet me shumë interes në rradhët e sportdashësve pogradecarë. Në listën e futbollstëve të afruar në merkaton e kësaj vere, figuron dhe qendërmbrojtësi Endrit Kastrati.

Në prononcimin e dhënë për gazetën “Shkodra Sport”, ai flet për përgatitjen e skuadrës gjatë fazës përgatitore si dhe për ndeshjen premierë të fundjavës ndaj krutanëve.

“Zhvilluam një fazë intesive përgatitore të mirë, e shoqëruar edhe me zhvillmin e disa ndeshjeve miqësore. Jemi përgatitur maksimalisht për ta përballuar me sukses kampionatin e kategorisë së parë. Me afrimin e elementit cilësorë, këtë sezon skuadra jonë do të ketë profil pretendenteje dhe kalimi në Superligë përbën objektivin madhor.

Ndeshja e parë me Kastriotin që do të luhet në fushën tonë dhe pse do të jetë e fortë, marrja e tre pikëve është objektivi i vetëm për ne” shprehet mes të tjerash, qëndërmbrojtësi nga Drenasi, Endrit Kastrati që pas dy viteve qëndrimit me matjanët, këtë edicion do të jetë pjesë e liqenorëve.
Nderim GOCI