Katër atletë të Vllaznisë janë nisur sot bashkë me kombëtaren shqiptare drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në “European Team Championship – 3rd League” që do të zhvillohet në Maribor. Bëhet fjalë për kampionët tanë Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjon Idrizaj dhe Kolindo Kiri. Bashkë me ta, do të jetë edhe trajneri Bruno Rrotani.
Franko Burraj do të garojë në dy garat e tij të preferuara, në 200 dhe 400 metra dhe ashtu siç është shprehur edhe vetë do të tentojë përpos vendit të parë edhe thyerjen e rekordit kombëtar.
Leandro Çardaku ndërkohë do të konkurrojë në garën e 100 metrave, Durjon Idrizaj në 400 metra me pengesa dhe Kolindo Kiri do të konkurrojë në garën ku është shpallur kampion, atë të kërcimit trehapësh.
Nga sa bëhet e ditur, pritshmëritë janë të mëdha, sidomos për Burrajn, por kuptohet që të tjerët kanë pretendimet e veta për të hyrë në zonën e medaljeve, por pse jo për të thyer edhe ndonjë rekord kombëtar.(www.shkodrasport.com)