HomeKRYESOREKevin Dodaj titullar me CSKA Sofia, paraqitje pozitive në fitoren 3-1 ndaj...

Kevin Dodaj titullar me CSKA Sofia, paraqitje pozitive në fitoren 3-1 ndaj Septemvri Sofia

Nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi Kevin Dodaj ka luajtur si titullar me skuadrën bullgare të CSKA Sofia. Në ndeshjen e rradhës në kampionat, të fituar me rezultatin 3-1 ndaj Septemvri Sofia, ai u aktivizua nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë për plot 63-minuta.

Paraqitja e tij ishte mjaft pozitive, me lëvizje të vazhdueshme në repartin ofensiv dhe me përpjekje për t’i shërbyer skuadrës në ndërtimin e aksioneve sulmuese, duke krijuar disa raste të pastra për shënim.

Ky aktivizim është një sinjal i qartë se stafi teknik i CSKA Sofia po i jep gjithnjë e më shumë besim sulmuesit të ri, i cili shihet si një lojtar me potencial për të ardhmen e skuadrës.

Për Dodajn, këto minuta titullari janë një mundësi e artë për t’u rritur profesionalisht dhe për të fituar eksperiencë në një kampionat të rëndësishëm si ai bullgar. Tashmë, pas rikthimit nga dëmtimi, Kevin Dodaj pritet të bëhet një element i rëndësishëm për skuadrën e tij aktuale, CSKA Sofia.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments