E nis me humbje KF Shiroka debutimin e saj ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar, megjithate eshte vetem starti i kampionatit dhe padyshim qe nga java ne jave kjo skuader do te vije duke i rritur rezultatet e saj.
Ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ajo ka pritur ekipin pretendent te Luzit dhe eshte mundur prej tij me rezultatin 2-0. Miqte kane shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje dhe si rrjedhoje kane marre nje trepikesh me shume vlere qe do t’i ndihmoje ata per vazhdimesine.
Nderkohe, KF Shiroka, nje ekip qe ne fakt u ndertuar per te qene pretendent ne kategorine e trete, mbase nuk eshte ende gati per te luftuar si e barabarte me eekipet me te mira te se dytes, por padyshim qe ne rradhet e saj ka elemente cilesore qe do ta tregojne veten ne ndeshjet e ardhshme.
Per Luzin ka qene i njejti futbollist, Jurgen Peqini qe i ka shenuar te dy golat e ndeshjes nga pika e bardhe e 11-metershit. Ai eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Endri Lujkaj.
Perfundimisht 2-0 per miqte nga Luzi te cilet marrin nje trepikesh me shume vlere, nderkohe qe tek KF Shiroka duhet te nxjerrin mesimet e duhura nga kjo humbje e per t’i korigjuar per ndeshjet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)