Pavarësisht zërave të merkatos, Kim Min-jae nuk e ka në plan largimin nga Bayern Munich. Mbrojtësi nga Korea e Jugut shprehet shumë i lumtur te bavarezët, duke theksuar se nuk e ka menduar kurrë largimin nga rekordmenët gjermanë.

“Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend largimi nga Bayerni gjatë merkatos verore.

E dua këtë klub. Unë dua të punoj fort, të jap gjithçka dhe të ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e sukseseve”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit korean.

Kujtojmë që mbrojtësi 27-vjeçar u transferua verën e shkuar nga Napoli te Bayern Munich. Këta të fundit shpenzuan plot 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e koreanit, me futbollistin që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.