...
HomeKRYESOREKlubi rus harron gjobën për Dakun, trajtim si yll për sulmuesin e...

Klubi rus harron gjobën për Dakun, trajtim si yll për sulmuesin e Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku nuk la gjurmë të mira në Europianin e Gjermanisë dhe do të kujtohet për thirrjet me megafon kundër Maqedonisë.

Ai u ndëshkua nga UEFA me dy ndeshje pezullim dhe klubi ku ai luan në Rusi, Rubin Kazan reagoi ashpër asaj kohe.

Por duket se me mbarimin e turneut është harruar gjithçka. Rubin Kazan jo vetëm që nuk e ka gjobitur por edhe e ka nderuar sulmuesin kuqezi.

Sezonin e kaluar Daku ka mbajtur veshur fanellën me numër 19 ndërsa sezonin e ri do të ketë numrin 10. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.