Nga Endri ÇINARI
Kundërshtari i Vllaznisë në Conference League, Daugavpils gjatë kësaj fundjave ka zhvilluar ndeshjen e javës së 19-të në elitën e futbollit letonez. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kurbatov është mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj vendit të para fundit në kampionat Tukumus 2000. Një disfatë disi e papritur e rivalit të shkodranëve në Europë, ndaj një prej skuadrave më modeste në Letoni.
Pas kësaj humbjeje, Duagavpils pozicionohet në vendin e 6-të të renditjes në kuotën e 23 pikëve pas 19 javësh. Duke treguar kështu oshilacione të mëdha për këtë sezon në futbollin letonez.
Kalendari do jetë i ngjeshur për ta deri në përballjen me shkodranët, ku kampionati i futbollit në Letoni vijon normalisht aktivitetin e tij gjatë muajve të verës. Kështu deri në ndeshjen e tyre ndaj Vllaznisë, Dugavpils do zhvillojë edhe 3 ndeshje të tjera.
Konkretisht sipas kalendarit të përcaktuar në rast se nuk do ketë ndryshim, Daugavpils do luajë në kampionat kundër Grobina në datën 26.06.2025, gjithashtu do përballet edhe me dy ekipet më të mira në vend, fillimisht ndaj RFS në datën 30.06.2025 dhe Rigas në datën 06.07.2025. Duke pasur kështu një aktivitet dhe ritëm shumë më të lartë se Vllaznia, që nga an e tyre këtë të hënë ka nisur përgatitjet e fazës verore në Maribor të Sllovenisë.(www.shkodrasport.com)