Archange Bintsouka ka marrë një ftesë nga Kongo për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Kupa në fjalë është më e rëndësishmja në Afrikë dhe do marrë jetë vitin e ardhshëm.
Në anën tjetër Bintsouka do të bashkohet me ekipin në fillimin e shtatorit. Kongo luan ndeshjen e parë kundër Guineas, më 6 shtator ora 18:00.
Në grup me Kongon është dhe Etiopia me Tanzaninë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që talenti i Partizanit grumbullohet nga përfaqësuesja e tij.