Real Madridi triumfoi 3-1 përballë Stuttgartit në kuadër të formatit të ri në Ligën e Kampionëve. Golat për Los Blancos i shënuan Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Endric, ndërsa për skuadrën gjermane realizoi Deniz Undav.
Por, vëmendje të madhe aktualisht ka marrë goli i brazilianit, që nuk pritej të gjuante, sidomos nga ajo pozitë.Endrick u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, kur e zëvendësoi Jude Bellinghamin.
Sulmuesi u nis në aksion nga pjesa e madrilenëve, derisa në 25 metrat e fundit vendosi të lëshonte një goditje të fuqishme.Endrick ia doli ta mposht portierin e Stuttgartit duke i lënë të gjithë të befasuar në minutën e 90+5-të, për rezultatin 3-1.
Ky ishte debutimi i tij në Ligën e Kampionëve, derisa me gol te Los Blancos debutoi edhe Mbappe. /Telegrafi/