Dinamo Zagreb pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Në udhëtim në Mynih, kroatët u mundën me rezultat 9-2 nga Bayern Munich dhe kështu u bënë klubi i parë në historinë e kësaj gare që pësoi nëntë gola në një ndeshje.
Pasi Bayern Munich ishte në epërsi 3-0 në pjesën e parë, Dinamo Zagreb shënoi dy gola të shpejtë për të bërë rezultatin 3-2 në minutën e 50-të. Por, më pas bavarezët u zemëruan dhe mbushën deri në fund rrjetën e kampionit kroat.
Në të njëjtën kohë, kjo është ndeshja e dytë më efektive në historinë e Ligës së Kampionëve. Rekordi mbahet nga Borussia Dortmund dhe Legia Varshava që ishte mbyllur me rezultat 8-4 nga viti 2016.
Përveç Borussia Drtmund, Bayern Munich shënoi edhe një herë tetë gola në një ndeshje kur mposhti Barcelonën 8-2 në vitin 2020. Monaco në sezonin 2003/04 demoloi Deportivo la Corunan me rezultat 8-3, Real Madridi mundi Malmon më 2015 me rezultat 8-0 dhe Liverpooli në vitin 2007 me të njëjtin rezultat fitoi ndaj Besiktas. /Telegrafi/