Boksieret e Vllaznise jane duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per kampionatin kombetar qe starton kete fundjave ne Shkoder. Kuptohet qe pritshmerite jane te medha tek secili prej tyre, por kuptohet qe vemendja eshte e perqendruar tek disa nga sportistet me me emer dhe me formen me te mire sportive.
Njeri prej tyre eshte edhe Senad Drini. Ai eshte kampion ne fuqi i vendit dhe padyshim qe do te kerkoje ta mbroje serish titullin, por njekohesisht duke kontribuar qe edhe Vllaznia te shpallet kampione. Nje premtim te tille ai e ka dhene ne nje prononcim te bere sot per mediat kur eshte shprehur:
“Kemi bere nje pergatitje te rregull per kete kampionat prej me teper se nje muaji e gjysem. E kemi filluar ne Velipoje dhe po e vazhdojme ketu ne Shkoder. Mendoj se gezoj nje forme shume te mire sportive dhe shpresoj shume qe te shpallem kampion dhe po ashtu edhe Vllaznia te shpallet kampione e Shqiperise.
Fakti qe ndeshjet e ketij kampionati do te zhvillohen ne Shkoder, eshte nje motiv me shume per te fituar me çdo kusht kete titull. Une do te konkurroj ne peshen time, ate 80 kg dhe besoj shume qe do ta mbroj titullin kampion edhe kete vit”.
Te plote prononcimin e boksierit te Vllaznise Senad Drini mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: