Nga NAMIK MEHMETI

Ne keto dite karantine, per te mbuluar kohen e lire per shetitje apo per takime per nje kafe me miq e shoke, je I detyruar jo vetem t’i rikthehesh rileximit te librave, por edhe germosh e shfletosesh blloqe shenimesh.

Dhe ne mes ketye dosjeve eshte dhe nje faqe me protogoniste skuadren hungareze Dozha e Budapestit dhe futbollistin e Vllaznise se viteve ’50 Shuajp Keraj te cilin po e risjell para jush me kete shkrim per “Shkodra Sport”.

Dozha e Budapestit vinte ne Shqiperi ne korrikun e nxehte te vitit 1955, nje vite pasi Hungaria kishte humbur finalen e boterorit me RF Gjermane. Pasi luajti ndeshjen e pare me Dinamon e Tiranes 1-1, ndeshjen e dyte e zhvilloi ne Shkoder me 17 korrik 1955, ne prani te nje numri rekord spektatoresh, te cilet kishin shfrytezuar edhe majat e plepave qe rrethonin ish -stadiumin “Vojo Kushi”.

Ekipi I Dinamos ishte nje konglomerat nga perberja tij. Tre fuutbolliste te Punes se Shkodres, tre nga Dinamo po e Shkodres dhe pese futbolliste nga Tirana. Ne mes tyre edhe shkodrani Loro Boriçi, qe luante me qytetin e tij te lindjes pas tete viteve.

Trajneri I mirenjohur shkodran Rifat Rusi, paraqiti kete farmacion per te ndalur hungarezet qe kerkonin me çdo kusht fitoren:
S. Maliqati, M.Dibra, Q.Cungu, R.Cufja, Sh.Keraj, G. Merja, H.Bakalli, H.Verria (A.Bakalli), L.Boriçi, Q.Medja dhe G.Shehi.

Ndeshja perfundoi pa gola 0-0. Nga skuadra shkodrane veçohen portieri Maliqati ne nje dite te shkelqyer dhe Shuajp Keraj ne mbulimin e rrepte te hungarezit te njohur Ferenc Suza, pjestar I kombetares hungareze ku luanin Pushkash, Hidegut etj.

Tashti dy fjale per futbollistin Shuajp Keraj…

Njihej si futbollisti me popullor ne Shkoder, jo I shquar per ndonje teknik te larte me topin, por per shpirtin luftarak ne fushe, ku I mjaftonte fryma jo per 90 minutesh, por siç thoshte edhe vete ai, pa problem edhe nje 90 minutesh tjeter, si dhe per humorin qe e karakterizonte si ne fushe edhe jashte saj.

Ne kete ndeshje ai u be protogonist, jo vetem me mbulimin korrekt te Suzes por edhe per replikat humoristike me sulmuesin hungarez. Kaq shume ishte nervozuar Suza, pasi Keraj e ndiqte ne çdo cep te fushes, kur hungarezi I shquar nuk kishte pune me topin.

Dhe ne nje moment ai I kish treguar Kerajt se ku ishte topi larg kembeve te tij, kuptohet me gjeste, por po me gjeste mbrojtesi shkodran I la me kuptue se ai nuk kishte pune me topin, por vetem me Suzen. Per kete, Shuajpi kudo qe luante apo qendronte mes spektatoreve e tregonte me shume humor dhe I kaloj kufijte e qytetit te tij.

Ne nje ndeshje ne Gjirokaster tregonte Shuajpi, futbollistet vendas nga nje here flitnin edhe greqisht dhe une me Harap (Daut) Shkrelin filluam te flasim sllavisht. “Sapo na degjuan futbollistet vendas duke folur ne kete gjuhe,- tregonte Keraj,- ato shkuan tek gjyqtari I ndeshjes dhe I thane se me ke lozim ne, me Vllaznine apo Serbine. Harap Shkreli iu drejtue atyre se edhe ne menduam se po luanim me Greqine. U krijua nje humor qe na solli shpejt edhe fitoren”- kujtojnte Shuaji.

Po kariera e Kerajt cila ishte?

Si te gjithe te rinjte shkodrane ne ato vite, ne lagjet e tyre, pra ne Rusin e Madh, me B.Kavajen, M.Cuciqin, Sh.Avdon, B.Osmanin etj. Hyri ne formacionin e Vllaznise ne nje ndeshje historike me Partizanin sapo ishte krijuar dhe Vllaznia fitoi 3-2.

Shujpi ka luajtur edhe kunder Dinamos te Moskes, ne fushen e vjeter. Nga shenimet ne bllok nxjerri keto fjale te Kerajt: “Na thane se do luani miqesisht, pa e mendue fitoren ose barazimin. Ne kete moment, Lutfi Lacej I tha drejtueseve te partise e te pushtetit, pse do lozim volieboll me sovjetiket? Kaq u desht dhe Laçej u perjashtue duke hyre une farmacoion.

Sh.Keraj gjate karrieres se tij sportive u nda nga futbolli kur kreu sherbimin ushtarak, per tre vite, ku me gjithe nderhyrjet e shokeve te tij e trajnereve ne Tirane, as Partizani e as Dinamo, por edhe Puna e Tiranes nuk e afruan, pasi shikohej si familje zogiste.

Pas kthimit ne Shkoder, hyri perseri ne formacionin e Vllaznise deri sa mbylli karieren e tij prej nje dekade ne vitin
1959. Shkepuse edhe keto radhe nga shenimet e bllokut: “Jam krenar qe kontribuova per skuadren time te zemres Vllaznine, per tifozet e mrekullueshem qe me inkurajuan, per mirenjohje te madhit Loro Boriçi, pa harruar trajnerin, profesor Rifat Rusin dhe te gjithe shoket me te cilet kam ndare gezimin e fitores dhe pse jo dhe zhgenjimet, por shoqeria qe kemi patur ka qene ajo qe na lehtesonte edhe problemet familjare”.