Ish-mesfushori i Arsenalit, Denilson, ka rrëfyer një prapaskenë shumë interesante. Futbollisti brazilian tregoi për ESPN pse Arsene Wenger nuk dëshironte të investonte për të sjellë lojtarë të mëdhenj në Emirates.

Kjo pasi trajneri francez donte të ndihej si ylli më i madh në klub. Kështu e tregon dhe Denilson, i cili tha: “Wenger nuk kishte dëshirë të transferonte asnjë lojtar të madh tek Arsenali.

Është e vështirë të merresh me egon e futbollistëve të mëdhenj dhe Ëenger ishte i zënë me egon e tij, pasi është trajneri më i madh në historinë e futbollit.

Kjo është dhe arsyeja pse nuk merrte futbollistë të njohur gjatë kohës kur unë luaja në Londër”, përfundoi braziliani./abcnews/