Pak minuta me pare eshte hedhur shorti i turit te pare kualifikues te “Conference League” dhe goglat kane vene perballe Vllaznise ekipin letonez BFC Daugavpils. Ndeshja e pare do te luhet ne Shkoder me 10 korrik dhe e kthimit pas nje jave ne transferte.
Po kush eshte BFC Daugavpils? Ajo vjen ne kete kompeticion si skuadra e renditur ne vendin e peste ne kampionatin e fundit te Letonise. Ka perfituar nga fakti qe skuadra e vendit te katert Valmeira nuk eshte licensuar nga UEFA per arsye ekonomike.
Emri i plote eshte Biedrība Futbola Centrs Daugavpils dhe eshte themeluar me 11 dhjetor 2009, fillimisht si BFC Daugava. Ndeshjet i luan ne Celtnieks Stadium (kapacitet rreth 3,980 vende). Ngjyrat tradicionale te fanellave i ka blu dhe e bardhe.
Ne historine e saj ka dale dy here kampion i Ligës së Parë letoneze ne vitet 2013 dhe 2018. Kane debutuar në Virslīga në 2014 dhe kanë qëndruar relativisht me rezultate mesatare që prej atëherë. Trajner i kesaj skuadre sezonin e kaluar ka qene Kirils Kurbatovs. Perberja e lojtareve eshte kryesisht me vendas por ka edhe tre te huaj, Wasiri Williams (qendërmbrojtës, nga Britania/Nigjeri) dhe Shunsuke Murakami (anësor japonez), si dhe Toumani Diakitè (mesfushor nga Bregu i Fildishtë).
Per BFC Daugavpils ky eshte nje debutim ne Kupat e Europes dhe ky debutim vjen pikerisht ndaj Vllaznise. Por nga ana tjeter ekipi U19 i ketij klubi ka marre pjese ne UEFA Youth League.