Është plot 80-vjeç, por kujtimet e tij janë të freskëta tamam si një i ri. Bëhet fjalë për Eliaz Ahmetin mundësin shkodran i cili ishte i ftuar në “Radio Shkodra” të Gaspër Markut. Në një prononcim të gjatë për mikrofonin e gazetarit të njohur, Ahmeti tregon gjithçka që ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte mundës. Ka fituar 8 kampionate, por te Partizani askush s’e kujton. Arsyeja? Sepse u largua pa miratimin e tyre drejt Vllaznisë.
“Ju falenderoj përzemërsisht. Detyra ime si sportist, e kam kryer mirë, por nuk e kam kryer në klubin tim Vllaznia se ashtu ishte koha. Në detyrë kam qenë si trajner I mundjes së lirë e kam vlerësuar shumë. Ekipi i mundjes së Vllaznisë të japë rezultate, individuale por edhe në rang kombëtar.
Në 40 vjet, edhe sportist edhe trajner, kam qenë trajner edhe te Partizani, është një kohë e gjatë që njerëzit lidhen miqësinë e shoqërinë, dashurinë për njëri tjetrin. Unë kam pasur raste që të gjithë ata sportistë që kanë qenë në banketin tim, kam kaluar një gjysëm jete me ta. Ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë ardhur, por kam ndjerë kënaqësinë më të madhe, një kënaqësi që nuk e beson kush pa e provuar.
Mundja ka qenë me përkrahje. Ne merrnim në atë kohë 100 lekë në ditë që ka qenë jo pak, por bëhej dhe tre orë në ditë stërvitje.
Në të gjitha sportet mund të ketë ambicie. Mundësi e pranon me dorëdhënie si humbjen, si fitoren. E pranojnë me ndërgjegje.
Unë si të rinjtë jam aktivizuar në shumë sporte, dikur kur isha i ri. Ishin spartakiadat e përgjithshme të ushtrisë që organizoheshin. Mora pjesë në shumë gara që kishte ushtria. Por një trajner I Durrësit që kishte ekipin e divizionit, më pa me sportet e tjera dhe më kërkoi për të shkuar me të. Ai më tha se donte të më fuste në mundje. “Unë di populloren” I thashë. “S’ka gjë më tha ai, do e shohësh”. Kam shkuar, por e vërteta është se nuk dija teknikën, sepse mungonte edhe televizori në atë kohë. Më shumë u nisa nga kapjet popullore. Herën e parë në spartakiade dhe dola kampion. Dhe më morën te Partizani direkt. Aty kisha Ali Kastratin. Në 59 u grumbullova dhe në 61 dola kampion kombëtar.
Unë kam dalë 8 herë te Partizani kampion. Dy herë kampion republike, dhe 6 apo 7 herë nuk jam I sigurt për kampionatin. Kam kenë peshë e rëndë, mbi 84 kile. Trajneri formacioni e bënte duke parë kundërshtarët dhe sipas aftësive të sportistit.
Kundërshtarë kam pasur shumë. Pampuri i 17 nëntori, Neshat Alejdini i Dinamos. Beqir Ademi I Tiranës. Islam Baliaj ishte me Partizanin, por shkoi me Dinamon. Po flas për sportista cilësorë. Ka edhe shumë që nuk më kujtohen. Sepse ka vite.
Më lindi kontraditë me klubin e Partizanit. U shkëputa në ’69 jashtë vullnetit të tyre. Ne atë kohë ishte edhe spartiakada e parë kombëtare në 69. E braktisa Partizanin dhe erdha në klubin Vllaznia. Kjo mund të jetë një hatërmbetje. Dhe për këtë nuk më kujtojnë. Meqë ika nga Partizani te Vllaznia. Keq më vjen. Kam keqardhje, sepse kam kontribuar në tre pesha. Por ska problem. E kam plotësuar me Vllazninë.
Gjithë sportistat që kanë dalë nëpër rrethe të Shqipërisë, janë bërë mjeshtra. Me urdhër të vecanta. Unë kam ndenjur, kam hëngër bukë me ta. Edhe ata që kanë qenë nën nivelin cilësor, janë bërë Mjeshtra Sporti. Kushtet që janë sot psh në futboll, nuk janë kushtet e një rrethi të kategorisë së tretë të asaj kohe.
Unë them se Partizani ka meritat e veta. Nuk e di kush e drejton. Nuk di nëse ekziston.
Unë marr shembull veten. Erdha nga koperativa bujqësore, dhe u bëra mjestër, kampion kombëtar. Dola mbarova dhe shkollë fiskulture. Isha dhe trajner. Dhe arrita edhe trajner kombëtar. Dhe për mu aka qenë dicka.
Kur erdha te Vllaznia, drejtuesit kanë qenë pa shkollë. Me ardhjen time, Naim Pepës dhe të tjerë, ekipët e Vllaznisë morën hov dhe shkonin gati njëlloj me pikë. U rindërtuam. U bënë trajnerët e rinj. Dhe nuk them, kanë dalë sportista që kanë dalë jashtë e kanë përfaqësuar ekipin kombëtar”, u shpreh ai./newsport/