Vllaznia ka marre nje lajm te keq para ndeshjes me Dinamon. Mbrojtesi i saj Erdenis Gurishta do te mungoje deri ne ndeshjet e para te janarit, kjo si rrjedhoje e demtimit te pesuar ne pragndeshjen me Bylisin.

Numri 2 i kuqebluve ka kryer ekzaminimet e duhura dhe si rrjedhoje specialistet kane konstatuar nje demtim i cili do te pakten nje muaj rikuperim dhe per kete arsye ai e ka mbyllur vitin.

Nje gje e tille konfirmohet edhe nga vete trajneri Brdariç qe ka shprehur keqardhjen per nje gje te tille sepse kemi te bejme me nje element te rendesishem te skuadres qe ai drejton, megjithate numri 1 i pankines shkodrane eshte i detyruar tashme te mendoje zgjidhje tjeter.

Gurishta u demtua ne momentet e fundit te nxemjes para ndeshjes me Bylisin dhe ndonese ne pamje te pare nuk u duk diçka serioze, ai provoi te dilte me skuadren ne fushe me shpresen se dhimbjet do te kalonin, por kjo nuk ndodhi dhe si rrjedhoje u zevendesua pa filluar ende ndeshja me Deliun.