Mbrojtesi i kombetares shqiptare Mario Mitaj eshte rikthyer sot te luaje pas dy muajve larg fushes se blerte. Ne ndeshjen e kampionatit ndaj Al Fayha, ai ka qene ne fushe per 90 minuta duke kontribuar ne fitoren 3-0 te skuadres se tij Al Ittihad.

Me kete fitore, kjo skuader eshte ngjitur ne kuoten e 74 pikeve dhe aktualisht udheheq me 9 pike me shume sesa Al Hilal i vendit te dyte qe ne fakt ka nje ndeshje me pak te luajtur.

Megjithate me shume rendesi ne sfiden e sotme kishte rikthimi ne fushe i Mitajt qe kesisoj pritet te jete si protagonist edhe ne tre ndeshjet e fundit te kampionatit te cilat pritet ta kuroretojne Al Ittihadin si kampione e Arabise Saudite dhe padyshim qe kjo do te ishte nje arritje edhe per lojtarin e kombetare shqiptare.

Mitaj u demtua ne fillimin e muajit mars dhe ne gjysmen e ketij muaji iu nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale ne muskujt e barkut. Koha e rikuperimit ka qene mesa duket e shpejte dhe çdo gje ka shkuar mire, aq sa sot Mitaj u rikthye te luante si titullar dhe duke treguar nje forme te mire sportive. Ne ndeshjen e luajtur ndaj Al Fayha ai eshte vleresuar me noten 7.2.(www.shkodrasport.com)