Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Ai është Inter i Milanos. Ky është verdikti i shortit të sapohedhur në Nion të Zvicrës, pikërisht për turin e dytë të këtij kompeticioni.
Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 7 ose 8 tetor në Milano ndërsa ajo e kthimit më 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Sigurisht që Vllaznia do të tentojë kualifikimin pavaresisht emrit te madh te kundershtarit. Kujtojmë që në turin e parë kampionia e Shqipërisë arriti të kalonte ukrainaset e Kolos Kovalivka pas dy fitoreve me të njëjtin rezultat 2-0 në të dy ndeshjet. Por tashmë është histori tjetër dhe vajzat kuqeblu do të bëjnë maksimumin për të vijuar më tej.