Vllaznia do ta nise vitin e ri me perballjen e neser ndaj Tiranes e cila starton ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblute do te kerkojne fitoren per ta nisur mbare kete vit, per me teper duke fituar “klasiken” e shumepritur.
Por nderkohe stafi teknik i skuadres shkodrane ka marre nje lajm jo te mire ne kete pragndeshje. Dy lojtaret e ardhur pak dite me pare dhe qe kane firmosur me Vllaznine, pikerisht mbrojtesi Serjan Repaj dhe sulmuesi Alfred Mensah, nuk do te jene te gatshem per kete sfide.
Arsyeja eshte se merkatoja e Vllaznise ende nuk eshte hapur dhe si rrjedhoje te dy ata nuk mund te rregjistrohen. Por burime te gazetes “Shkodra Sport” prane klubit shkodran bejne te ditur se gjithçka do te zgjidhet javen tjeter me kthimin e presidentit Xhaferi ne Shqiperi.
Do te behet pagesa e duhur dhe merkatoja do te zhbllokohet dhe me pas menjehere te dy lojtaret mund te federohen me skuadren. Por duhet thene se si Repaj ashtu edhe Mensah nuk jane ende gati sa i takon formes fizike per t’iu bashkuar skuadres dhe prandaj mungesa e tyre ndaj Tiranes deri diku ka qene e paralajmeruar./www.shkodrasport.com/