Vllaznia e viteve ’80 në volejbollin e meshkujve ka qenë ndër brezat më të mirë të këtij sporti. Vërtetë nuk arriti të shpallej asnjëherë kampion, por ky ekip fitoi tre Kupa të Republikës në vitet 1985, 1988 dhe 1989.

Interesant është fakti se ka shumë pak foto të publikuara të këtij brezi. Tashmë është kudo fotoja e ekipit fitues të Kupës së vitit 1985, por çuditërisht jo ato të sukseseve të tjera. Sot ndërkohë “Shkodra Sport” publikon për herë të parë foton e ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë të vitit 1988.

Disa prej pjestarëve të këtij ekipit ishin protagonistë edhe në suksesin e fitimit të Kupës së Shqipërisë në vitin 1985 dhe pikërisht Xhino Mjeda, Mark Kroqi, Gjon Çoba, Adrian Mikopli, Frederik Trumza, Benard Shtyllari që sëbashku me trajnerin Mark Grimci e të tjerë volejbollistë do t’i dhuronin Vllaznisë këtë trofe.

Ndërkohë në vitin 1988 këtyre protagonistëve të mësipërm do t’u shtohej edhe Petrit Jukni që tashmë ka marrë detyrën e trajnerit të këtij ekipi dhe përveç tij, pjesë e këtij suksesi do jenë edhe Aleks Vata, Aleksander Leqejza, Besnik Lisha e Sokol Halili.

Secili prej këtyre volejbollistëve por edhe trajneri Jukni kuptohet që duehn përgëzuar për këtë sukses dhe natyrisht që meritojnë respekt për atë çfarë kanë dhënë për volejbollin shkodran.
© shkodrasport.com