Ne ndeshjet e meparshme ishte protagonist absolut me Vllaznine duke bere paraqitje te mira dhe duke shenuar gola te rendesishem si ndaj Tiranes, Kukesit dhe Kastriotit, por tani Ismael Dunga po kthehet ne “çeshtje” te Vllaznia.

Ne fillim u mesua se sulmuesi kenian u shkeput nga klubi duke u larguar per ne vendlindje pasi i kishte perfunduar afati i vlefshmerise se pasaportes.

Jemi ne kohe merkato dhe tani shume zera e dergojne Dungen ne Egjiptin e larget. Ne shtyp eshte shkruar sot se ai nuk do vije me ne Shqiperi dhe tek Vllaznia.

Pikerisht per kete arsye, “Shkodra Sport” ka kontaktuar mbremjen e sotme me drejtorin sportiv te klubit Vllaznia Matko Djarmatin, duke i kerkuar atij nje prononcim per kete çeshtje.

“Ne lidhje me kete çeshtje, por edhe me te tjerat qe kane te bejne me merkaton e Vllaznise, do te flase neser ne nje konference per shtyp”- ka deklaruar Djarmati.

Natyrisht dalja e tij para gazetareve do t’i jape nje pergjigje shume aludimeve qe kane qarkulluar ditet e fundit ne media dhe rrjetet sociale sa i takon merkatos se kuqebluve.
Andi GJURGJEJ